Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë në Bundesligë për këtë sezon. Hertha e Berlinit ka mposhtur  Bayern Munichun me rezultatin  2-0.  Me këtë fitore ajo është barazuar me pikë me kampionin gjerman pas gjashtë javëve. Hertha është njëra prej skuadrave që ka treguar një  formë të lartë këtë fillim sezoni në Bundesligë.

Skuadra nga kryeqyteti  fitoi në shtëpi në ‘Olympiastadion’, duke shënuar dy herë në pjesë e parë.

Ibesivic në minutën e 23-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa golin e dytë e shënoi Duda në minutën e 44-të. Bayern Munich provoi të bënte diçka në pjesë e dytë, por nuk arriti të gjejë golin. Ky është dështimi i dytë i Bayern brenda pak kohës, pasi barazoi në shtëpi 1-1 me Augsburgun.

Me këtë fitore, Hertha Berlin renditet në vendin e dytë me 13 pikë pas Bayerni i cili mban kreun e Bundesligës. Borussia Dortmund mund ta shfrytëzojë këtë humbje të Bayern Munich për të dal i pari, nëse ata fitojnë kundër Bayer Leverkusenit ditën e shtunë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb