TIRANE

Investimi në bazën ajrore taktike të Kucovës është shumë pranë pasi nga gjeneralët më të rëndësishëm të Aleancës, Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters do të vizitojë Shqipërinë këtë të enjte, njofton ministria e Mbrojtes shqiptare.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës.

Gjeneral Wolters do të pritet në ambientet e ministrisë së mbrojtës nga  Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me të cilën do të ketë një deklaratë për shtyp në prani të gazetarëve.

Deklaratat e gjeneralit priten me interes për të hedhur më shumë dritë në lidhje me investimin strategjik të NATO-s në bazën e Kucovës, e para bazë ajrore e Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

Njoftohet se pas konferencës së shtypit dO të këtë fluturime të avionëve të NATO-s.

Gjenerali Tod Wolters është komandant i forcës ajrore amerikane në Europë dhe Afrikë si dhe  komandant i Komandës Ajrore të NATO-s. Ai është gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen ajrore të 29 vendeve anëtare të NATO-s teksa komandon forcat ajrore amerikane në një hapsirë prej 19 milionë milje katrorë.  Kjo zonë përfshin 104 vende në Europë, Afrikë, Azi dhe në Lindjen e Mesme, në Arktik, Atlantik dhe oqeanin Indian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb