Bazeli i Taulant Xhakës është duke kaluar një periudhë mjaft negative me rezultate teksa sot nuk arriti të gjente fitoren për herë të 4-t radhazi në Super Ligën e Zvicrës. Kampionët në fuqi u mposhtën në transfertë nga St. Gallen me rezultatin 2-1.

Albian Ajeti dha asist për golin e dytë të St. Gallenit, ndërkohë që Xhaka mori karton të verdhë në minutën e 31-të.

Jang Bojz, rivali i Skënderbeut të enjten e ardhshme në Ligën e Europës, fitoi bindshëm 4-1 ndaj Lucernës. Pas 8 javësh kampionat, verdhezinjtë e shohin veten në krye të renditjes me 17 pikë, 3 më shumë se Zyrihu i vendit të dytë, dhe 6 më shumë se kampionët e Bazelit që mbajnë vendin e 4-t./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: