Banka Botërore publikoi sot raportin për “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2019″. Në raport vlerësohet se tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përmirësohet. “Nga 68 mijë vende pune të krijuara në rajon përgjatë një viti,  38.700 prej tyre janë në Shqipëri” thuhet në raport.

Shumica e vendeve të reja të punës u krijuan në industri dhe shërbimeve.

Sipas studimit, gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse mbi gjysma e rritjes së punësimit është regjistruar në radhët e tyre.

“Papunësia pësoi ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga 16.2 për qind në 15.3 për qind; normat ishin nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë” – shtoi studimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb