TIRANË – Banka Botërore rikonfirmon parashikimin e saj për një rritje të ekonomisë shqiptare në 2,1% në vitin 2014 dhe i përmbahet vlerësimit për një ekonomi në rritje me 3% për 2015-ën. Në raportin ekonomik për Europën Juglindore të prezantuar sot në Tiranë përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën se Shqipëria ka rritjen më të madhe në rajon, me 2.1 %, kjo falë konsolidimit të shpenzimeve publike dhe shlyerjes së detyrimeve ndaj biznesit. Me përjashtim të sektorit të transportit ekspertët e BB theksuan se rritja ka qenë me bazë të gjerë.

Kjo është deklaruar sot nga Banka Botërore, e cila paraqiti në Tiranë, Raportin e rregullt ekonomik për Europën Juglindore. Po ashtu, Drejtorja Rajonale e BB, Ellen Goldstein, shprehu mbështetjen për përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit në energjitikë.

Prezantimi rajonal i raportit u bë nëpërmjet një lidhjeje me video-konferencë me Zyrën e Bankës Botërore në Beograd. Në të qenë përfshirë edhe 6 vende jo-anëtare të BE-së. Ndër të tjera u tha se në vitin 2014, “ekonomia e Evropës Juglindore vlerësohet të ketë qëndruar në vend në vitin 2014 për shkak të kontraktimit të ekonomisë në Serbi. Vendet e rajonit kanë pasur performancë të dobët ekonomike, ndërkohë që “vetëm Shqipëria dhe ish-Repubika Jugosllave e Maqedonisë kanë treguar shenja rimëkëmbje më të qëndrueshme për shkak të rritjes së eksporteve; eksporteve të energjisë elektrike dhe turizmit në Shqipëri dhe investimeve publike.”

Sipas ekspertes së BB-së, nga të dhënat është vënë re se rritja ka qënë me bazë të gjërë, me përjashtim të sektorit të transportit, që ka pasur një goditje për shkak të pushimit të aktivitetit të një operatori të rëndësishëm në transportin ajror.

Faktorët që ndikuan në rritjen ekonomike të Shqipërisë kanë qënë të ndryshëm. Duke i analizuar ata, BB vërejti se një mjedis i jashtëm nuk ka qënë shumë favorues, por përgjithësisht rritja ka ardhur nga një kontribut imë i madh i kërkesës së brendshme, konsumit dhe më pak, prej investimeve private.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/01/SEE_RER_Prezantimi_per_Shqiperine.pdf” viewer=”google”]
Rritja ka ardhur dhe nga konsolidimi i shpenzimeve publike dhe sidomos nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit. Këto kanë qënë një nga faktorët që ka ndikuar në gjallërimin e ekonomisë. Një mesazh tjetër është se kreditimi është gjallëruar veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, megjithatë ka qënë ende i ulët.

Rritja ka ardhur dhe nga konsolidimi i shpenzimeve publike dhe sidomos nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit. Këto kanë qënë një nga faktorët që ka ndikuar në gjallërimin e ekonomisë. Një mesazh tjetër është se kreditimi është gjallëruar veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, megjithatë ka qënë ende i ulët.”

MBËSHTESIM PËRPJEKJET E QEVERISË PËR ENERGJITIKËN

Drejtorja Rajonale e Bankës Botërore Ellen Goldstein theksoi për mediat se BB mbështet fort përpjekjet që po bëhen kundër korrupsionit në sektorin energjetik. “Kjo është shumë e rëndësishme, tha ajo. – Mbështesim plotësisht plotësisht përpjekjet që po bën qeveria për të luftuar korrupsionin në sektorin energjetik. Qeveria duhet të sigurojë një sistem që të funksionojë ashtu si duhet, unifikimi dhe standardizimi luan rol të rëndësishëm,” – theksoi Goldstein.

PERFORMNCA E DOBET E RAJONIT
Performanca e dobët ekonomike rajonale, thuhet në raport, fsheh dasi të dukshme ndërmjet shteteve të EJL6-ës. Në vitin 2014, ekonomia serbe vlerësohet të jetë tkurrur me 2 përqind, për të tretën herё që prej krizës globale, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është në stanjacion. Nivelet e rritjes ekonomike në Kosovë dhe në Mal të Zi vlerësohen të kenë rënë në vitin 2014. Vetëm Shqipëria dhe Ish Repubika Jugosllave e Maqedonisë kanë treguar shenja rimëkëmbje më të qëndrueshme për shkak të rritjes së eksporteve; eksporteve të energjisë elektrike dhe turizmit në Shqipëri dhe investimeve publike, prodhimit dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Ish Repubikën Jugosllave të Maqedonisë, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: