TIRANE- Dy 26­-vjeçarët e “Big Brother 8”, Fatjon Hysenbelliu dhe Xhensila Pere, duket se ia kanë arritur qëllimit për të bërë bujë. Metoda të mira apo jo, ata tërhoqën vëmendjen e publikut me skenat e seksit në dush, të cilat u komentuan si imazhet e para kaq të nxehta në historinë e tetë edicioneve të “Big Brother”.

Skena e seksit të shpejtë u transmetua të shtunën gjatë spektaklit, ku të dy rivalët në lojë panë veten njëkohësisht me publikun, ndërsa ishin duke kryer marrëdhënie seksuale në këmbë, shkruan Panorama.

Pas transmetimit të klipit nisën diskutimet nga studioja, kur opinionistja pyeti Xhensilën nëse ajo kishte frikë nga reagimi që mund të kenë familjarët e saj, pasi ishte e sigurt që ato filmime do të komentoheshin shumë nëpër rrjetet sociale. Vetë Xhensila u shpreh gjatë spektaklit se, përveçse është duke luajtur si Tomi me Xherrin me Fatjonin, ajo po shijonte gjithçka, që nënkuptonte dhe skenën me pullë të kuqe në fjalë.

Xhensila u shpreh se nuk trembet nga reagimet që mund të kenë familjarët e saj, sepse ajo gjithmonë në jetën e saj ka bërë atë që ka dashur. “Kam shijuar çdo moment të qëndrimit tim këtu dhe në veçanti çdo moment me Fatjonin. Ne në Shqipëri paragjykohemi edhe për ajrin që thithim çdo ditë, jo më për një gjë të tillë. Jam e hapur dhe kushdo mund të komentojë si të dojë”, u shpreh ajo.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: