BBC po bashkohet me Netflix për të nisur serialin e ri rreth rënies së Trojës. Seriali me tetë pjesë, ‘Troja: Rënia e një qyteti’ (Troy: Fall of a City), do të tregojë historinë nga perspektiva e trojanëve dhe do të tregojë se si Helena e Spartës la familjen e saj dhe bashkëshortin e saj për të shkaktuar një luftë dhjetëvjeçare.

Historia është shkruar nga drejtor i asociuar i Royal Shakespeare Company, që kohët e fundit ka pasur sukses në serinë e The Night Manager. BBC shpreson se seriali i tyre do të rivalizojë serialin më të ndjekur “Games of Thrones” prodhuar nga HBO.

Është raportuar se për realizimin e ‘Troja: Rënia e një qyteti’ do të shpenzohen 2 milionë pound vetëm në një episod, duke e vendosur atë në mesin e shfaqjeve më të shtrenjta të BBC-së, shkruan ata.

David Farr tha se ai solli një version tjetër të historisë së vjetër sepse ne njohim shumë mirë historinë greke, por nëse e shikojmë nga pikëpamja trojane merr një tjetër dimension.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb