Transmetuesi britanik BBC, ka lansuar një seri dokumentarësh në të cilin simulon një konflikt ushtarak midis Rusisë dhe Letonisë, me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. “Lufta e Tretë Botërore: Brenda dhomës komanduese”, siç është edhe titulli, ka tërhequr kritika nga Duma ruse dhe kreu i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare, Aleksei Pushkov, raporton “Sputnik”, përcjell Telegrafi.

“Ideja e një serie të luftës bërthamore me Rusinë nga BBC e bën pretendent për vendin e 1 në mesin e mediave perëndimore për nxitje të urrejtjes dhe histeri të luftës”, ka shkruar Pushkov në profilin e tij në Twitter.

Edhe vetë Duma e ka vlerësuar dokumentarin si një “skandal” me përshkrimin se bëhet fjalë për “idiotësi ideore”.

Por si do të dukej një “luftë e tretë botërore” sipas BBC?
Në planin e luftës marrin pjesë diplomatë britanikë dhe planifikues ushtarakë të cilët kanë për detyrë për të zhvilluar planin ideal të luftës, përcjell Telegrafi.

Në zemër të serisë është Rusia e cila kishte pushtuar Latgaļu të Letonisë.

Në një përpjekje për të rivendosur pavarësinë e Letonisë, NATO kërkon ndihmë nga Britania e Madhe e cila refuzon përdorimin e armëve bërthamore në luftën kundër rusëve.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara vlerësohen si “jo parimore”, dhe bota “kaplohet” nga lufta e tretë botërore, bërthamore.

Sipas “Sputnik”, BBC ka investuar shuma të mëdha parash për të angazhuar pajisje të vërteta ushtarake, e aty ka edhe separatistë, administrata letoneze, referendumi në gjuhën ruse, flamuj të vendeve jo ekzistuese…

Më tej, rreth ngjarjeve të “parashikuara”, (Rusia hedh një bombë bërthamore në anijet britanike) kryesisht flasin analistë dhe oficerë ushtarakë, duke përfshirë ish-ministrin e qeverisë së Cameron, Pauline Neville Jones dhe ish-komandantin e flotës britanike – admiralin Alan West.

Lidhur me këtë ka reaguar Dmitrij Peskov, zëdhënës i Kremlinit, i cili ka thënë se zyrtarët rusë nuk e kanë shikuar “konfliktin ushtarak hipotetik ndërmjet Rusisë dhe NATO-s”.

I pyetur nëse Kremlini i kushton më pak vëmendje emisioneve të BBC, Peskov u përgjigj se “do të ishte fatkeqësi për të për të humbur kohë në ‘mbeturina’ të tilla”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: