“BBC” publikon pamjet më të fundit nga kolona kilometrike e automjeteve të blinduara të Rusisë, të cilat i janë drejtuar prej ditësh kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, por që kanë ngecur në vend.

“BBC” publikon pamjet 3D të kolonës ushtarake ruse, e cila mendohet të jetë 64 kilometra e gjatë dhe ka ngecur pranë Kievit.

 

Nderkohe sipas nje zyrtari perëndimor autokolona nuk ka bere përparim tani për disa ditë.

“Nëse po kërkoni shembullin kryesor të planifikimit të dobët dhe ekzekutimit të dobët, ajo kolonë aty është një shembull vërtet i mirë se si forcat ruse nuk po performojnë në mënyrën që besonin se do të bënin.”

Përparimi i pranisë së madhe ushtarake po gjurmohet përmes imazheve satelitore.

Rreth 15,000 trupa vlerësohet të jenë të ngecur në kolonë, me avancime të ngecura për shkak të automjeteve që po mbarojnë gazin ose që përpiqen të arrijnë përgjatë zonave të rrugëve që janë shënjestruar në sulme.

 

Ndërkohë, teksa vijon beteja e ashpër për të marrë Kievin, “The Sun” publikoi me heret një tjetër video dramatike, ku shihet momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë në ajër një helikopter rus, i cili monitoron nga lart kryeqytetin e Ukrainës, teksa autokolona e blindave ka ngecur në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb