SHKUP-Pas vendimit të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për të mos i dhënë mandatin kreut të LSDM Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re për shkak të platformës shqiptare ka reguar Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas BDI, vendimi i presidentit, Gjorge Ivanov për të mos i dhënë mandatin Zoran Zaevit e thellon edhe më shumë krizën.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se ky vendim i presidentit do të jetë me pasoja katastrofike.

“BDI dënon tentativat që platforma e partive shqiptare të klasifikohet si platformë nga një shtet i huaj. Kjo dhe kriza e vazhdueshme politike do i shkaktojë vendit pasoja katastrofike”- u shpreh Bujar Osmani në emër të partisë së tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: