BE -ja ra dakord për sanksione të reja kundër Bjellorusisë në një përpjekje për të frenuar shmangien e dënimeve të vendosura ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës .

“Ambasadorët e BE-së ranë dakord në parim për një paketë të re sanksionesh që synojnë Bjellorusinë,” tha Belgjika, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së.

“Kjo paketë do të forcojë masat tona në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë luftimin e anashkalimit të sanksioneve,” shtoi ai.

Duke përshëndetur këtë zhvillim, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von Der Leyen tha: “Me këtë paketë ne rrisim presionin ndaj të dy vendeve dhe i bëjmë sanksionet tona kundër Rusisë edhe më efektive”.

“Bjellorusia nuk duhet të shërbejë më si rrugë për të anashkaluar sanksionet tona kundër Rusisë”, shtoi ajo.

Përpara “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë në shkurt, BE-ja tashmë kishte vënë në shënjestër Bjellorusinë për shtypjen e protestave.

Blloku prej 27 anëtarësh ka goditur Rusinë me 14 paketa sanksionesh për luftën në Ukrainë.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb