Bashkimi Evropian (BE) dënoi të premten sulmet e forcave të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe aleatëve të tij mbi Idlibin e Sirisë, duke shtuar se banorët e këtij rajoni po vuajnë gjatë kohë dhe se nuk janë në gjendje të durojnë më shumë.

Zyra e zëdhënësit të Komisionit Evropian (KE) tha se pas sulmit në rajonin e Idlibit dhe në pjesën veriore të qytetit Hama, tensionet në këtë pjesë të Sirisë janë rritur ndjeshëm.

“Popullsia civile në këtë rajon e cila po vuan një kohë të gjatë, nuk është në gjendje të duroj rrezikun”, thuhet në kumtesë.

Theksohet se të gjitha palët në Siri do të duhet për gjë primare të kenë mbrojtjen e popullsisë civile, si dhe ofrimin e ndihmës humanitare në rajon.

Në kumtesën e KE-së thuhet më tej se sulmet e fundit ajrore mbi Idlibin, kanë rrezikuar jetën e mbi 3 milionë civilëve që jetojnë në rajon.

Idlibi është një nga enklavat më të mëdha të kontrolluara nga opozita siriane.

Në shtator të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë në Soçi u arrit marrëveshja për një armëpushim në Idlib duke formuar zonat e deeskalimit për civilët.

Në përputhje me marrëveshjen, në tetor forcat opozitare tërhoqën armatimin e rëndë, ndërsa forcat besnike të regjimit të Assadit çdo ditë shkelin marrëveshjen duke kryer sulme me artileri si dhe sulme ajrore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb