BE-ja është e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, duke përfshirë sulmin terrorist në Tel Aviv dhe pushtimin e forcave izraelite të sigurisë në një xhami në Jerusalem, tha kreu i Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell.

“BE është thellësisht e shqetësuar nga përshkallëzimi i rëndë i dhunës në ditët e fundit në Izrael, territoret e pushtuara palestineze dhe Liban”, thuhet në deklaratë. “Sërish mbrëmë, sulme terroriste vdekjeprurëse kanë ndodhur në Tel Aviv, një prej tyre ka vrarë një turist italian. BE-ja shpreh dënimin e saj të plotë për këto akte dhune. Kjo duhet të pushojë.

Kjo rritje e dhunës pason ditët e tensionit dhe përleshjeve në Vendet e Shenjta, duke përfshirë ndërhyrjen dhe përdorimin e forcës nga policia izraelite brenda kompleksit të xhamisë Al Aksa.

BE dënon incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Vendet e Shenjta dhe kujton se status quo-ja e të gjitha Vendeve të Shenjta duhet të ruhet.

Ne dënojmë gjithashtu sulmet me raketa pa dallim ndaj Izraelit nga Gaza dhe territori i Libanit. Ne dënojmë pa rezerva sulmin terrorist që vrau dy izraelitë dhe la një të plagosur rëndë.

Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE bën thirrje për një fund të menjëhershëm të dhunës së vazhdueshme. Duhet bërë gjithçka për të parandaluar përhapjen e konfliktit.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të nxitur qetësinë për festat fetare në vazhdim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb