TIRANE- Pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i delegacionit të BE në Tiranë për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Me anë të një postimi në “Twitter”, delegacioni i BE dënon sulmin duke përsëritur mbështetjen për gazetarët, ndërsa kërkon hetim sa më të shpejtë të ngjarjes.

“Dënojmë sulmin kundër gazetares investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb