Komisioni Evropian deklaroi se do të dërgojë dy avionë zjarrfikës për të ndihmuar Portugalinë të luftojë zjarret në pyjet në ishullin Madeira.

Në një konferencë shtypi në Bruksel, një zëdhënës i Komisionit tha se dy avionë nga rezerva strategjike e Bashkimit Evropian ishin tashmë në rrugën e tyre nga Spanja në Madeira.

Mbështetja vjen nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili u përgjigjet fatkeqësive të tilla.

”Portugalia i kërkoi Komisionit ndihmë sipas mekanizmit” , theksoi zëdhënësi.

”Komisioni gjithashtu u siguron autoriteteve portugeze imazhe satelitore nga programi i BE-së për vëzhgimin e Tokës ‘Copernicus”, shtoi ai.

Territori autonom portugez i Madeira ndodhet në oqeanin Atlantik, rreth 1 000 kilometra në jugperëndim të Portugalisë kontinentale dhe rreth 500 kilometra në perëndim të bregdetit maroken.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb