Kreu i PD, Sali Berisha, në një takim me banorët e njësisë nr.15, akuzoi kryeministrin Edi Rama se fondet e dedikuara për fermerët ia shpërndau njerëzve pranë tij, për të ndërtuar vila e resorte.

Berisha tha se njeriu përgjegjës për vjedhjen e fondeve, ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, u bë këshilltare e Ramës.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj, sipas Berishës, abuzoi me fondet për mbjelljen e pemëve.

“Kryetari i bashkisë së Tiranës kërkoi të ndërtohej djegësi, sot pas 6 viteve nuk ka një tullë por paratë janë dhënë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Bashkimi Europian dhe për fermerët 130 mln euro. Shumë e mirë, çfarë bëri Edi Rama? Edi Rama ua dha Xhaçkave të tij, ua dha njerëzve për të ndërtuar vila, për të ndërtuar resorte turistike, për të ndërtuar biznese.
Ua dha edhe këtyre hajdutëve me të cilët vodhi 130 mln euro, djegësit të Tiranës.
Brukseli kanë ata një njësi, si prokurori të luftës kundër korrupsionit, i kapi në flagrancë duke vjedhur. I kapi dhe i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoi hetimi për të lëshuar mandat arrestin.
Edi Rama njeriu direkt përgjegjës për këtë, Krifcën ish ministre, e mori direkt këshilltare çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të.
Po mirë nëqoftëse ti kryeministër dhe të tjerët e gjejnë se kjo paratë nuk ua ka dhënë fermerëve, por i ka përdorur për qëllime krejt të tjera, si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë.
Ajo e ka vendin pas hekurave.
Çfarë do të thuash ti me këtë. U thua mos ma prekni se është e imja, dhe e mbron, ama shqiptarëve u tregon se ke vjedhur bashkë me të. Se ajo ka zbatuar urdhrat tua kur ka vjedhur.
E njëjtja gjë me djegësin e Tiranës.
Belindi, Adriana dhe shumë nga ju, protestuan 44 javë kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, i cili ishte një hajdut i papërmbajtur.
Ne e denonconim. Thoshte kam mbjellë 1 mln pemë, po të ja numëroje në mënyrë absolute nuk dilnin as 10 mijë pemë.
Fidanet i vidhte, dmth ky gjoja sikur paguante fidanët dhe vidhte paratë.
Siç bëjnë sot tjetrën, mbajnë në bordero me qindra emra që janë jashtë shtetit dhe nuk janë këtu. I vjedhin paratë, nuk ua çojnë atyre, i vjedhin vetë.
Çështja kryesore djegësi i Tiranës. Kryetari i bashkisë Tiranës, kërkoi të ndërtohej djegësi. Djegësi pas 6 vitesh nuk ka një tullë. Paratë janë dhënë, paratë tuaja janë dhënë të gjitha, i kanë vjedhur, i kanë grabitur.
Kishte një ministri me detyra për të mbikëqyrur punimet e përditshme, të përjavshme, përmuajshme të djegësit. E kjo ministri ishte ministria që drejtohej nga Lubi Balluku.
Lubia nuk bëri dot 6 vite një raport, se e dinte që paratë i vidhte paratë Edi Rama.
E ky pastaj thotë hanë dardha pas shpinës time. Ti nuk ngopesh me dardha gjithë ditën mor zotëri. Si qenka kjo punë.
Pas 6 vitesh aty nuk ka. Po a e di sa janë 130 mln euro. 130 mln euro janë 812 mijë pensione.
Po tjetër. Me avion 21 mln euro avion. Kancelari i Austrisë vend i cili është nja 10 herë më i pasur se ne, udhëton me linja tregtare, nuk mban avion në dispozicion, udhëton si gjithë ne të tjerët, me linja tregtare.
Kurse ky kryeministri i Shqipërisë nuk mund të udhëtojë me linja tregtare, udhëton me avion të posaçëm, paçka se në disa fshatra, janë kthyer tek parmenda. Nuk ka mundësi.
Naftën? Naftën u fal dhjetëra milionë litra jahteve për darkat luksoze që i shtrojnë, kurse fshatarëve ua vjedh me administratën e tij. Dhe ka çmimin nga më të shtrenjtit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb