Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe filluan sot raundin e dytë të negociatave për të vendosur kushtet për divorcin e tyre, ndërkohë që Londra është vënë në vështirësi për të vepruar.

Pas një shtrëngimi energjik duarsh sot në mëngjes me homologun britanik, David Davis, kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier njoftoi se dy kampet, më në fund, “ishin zhytur në zemër të çështjes”.

Seanca e negociatave do të zgjasë katër ditë, gjatë të cilave grupe të ndryshme pune do të diskutojnë për prioritetet e para të vendosura, si të drejtat e qytetarëve dhe pagesa e kredive, por gjithahstu dhe çështja irlandeze dhe disa çështje të tjera.

Sipas Barnier, objektivi është të shqyrtojmë dhe të krahasojmë qëndrimet tona respektive për të progresuar.

“Ka ardhur koha të punojmë dhe të bëjmë gjithçkaqë këto negociata të kurorëzohen me sukses”, deklaroi Davis, i cili kërkon të identifikojë dallimet për t’i shqyrtuar dhe për të identifikuar ngjashmëritë për t’i riforcuar, njofton Ata.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb