Bashkimi Evropian pritet të hapë sot kapitujt e rinj në negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë, duke u afruar më tej drejt anëtarësimit të këtyre vendeve në BE.

Mali i Zi do të hapë “kapitujt e rinj të negociatave”, lidhur me lirinë e lëvizjes për punëtorët.
Kjo do të sjellë në 30 nga 33 numrin e kapitujve të hapur deri tani në mes të Podgoricës dhe Brukselit.

Tre kapitujt e tjerë tashmë janë negociuar ose janë mbyllur. Serbia ndërkaq do të hapë kapitujt për ligjin dhe marrëdhëniet e jashtme, shkruan rel.

Deri më tani ky vend ka hapur 12 kapituj, ndërsa dy prej tyre janë mbyllur tashmë. Serbia dhe Mali i Zi janë vendet e Ballkanit që kanë më shumë mundësi t’i bashkohen BE-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb