Bashkimi Evropian është i gatshëm të reagojë sa më shpejt dhe në mënyrën e duhur në rast masash tregtare amerikane, që do të preknin industrinë evropiane, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.


“Ne jemi të gatshëm të reagojmë sa më shpejt dhe në mënyrën e duhur në rastin kur eksportet tona do t’i nështrohen masave shtrënguese tregtare nga ana e SHBA-së”, konfirmoi zëdhënësi, Margaritis Schinas, në një konferencë shtypi të Komisionit.


“Ne do të marrim masat e duhura për të mbrojtur industrinë e Bashkimit Evropian”, nënvizoi ai, ”por ne nuk jemi në një luftë tregtare”.


“Administrata Trump ka hartuar tre skenarë për taksat apo kuotat mbi importet amerikane të aluminit duke e vënë theksin te nevoja për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe punësimin nç SHBA”, njoftoi të premten Ministria amerikane e Tregtisë, raporton atsh.

Presidenti, Donald Trump ka kohë deri më 11 prill për të zgjidhur çështjen e çelikut dhe deri më 19 prill për të zgjidhur çështjen e aluminit.

Të gjitha vendet eksportuese janë të përfshira, në mënyrë të veçantë Kina.
“Ne mendojmë se tregtia duhet të jetë e hapur, e drejtë dhe e bazuar në rregulla”, shtoi zëdhënësi i Komisionit Evropian duke shtuar se BE do të jetë shumë e shqetësuar nga masat e mundshme amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: