PRISHTINE– Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka përfunduar planin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, dhe ai u është prezantuar kryeministrave Mustafa e Vuçiç në takimin e fundit në Bruksel, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas asaj që kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, heqjes së barrikadës-park mbi lumin Ibër do t’i paraprijë edhe një takim i fundit mes Prishtinës e Beogradit.

“Plani për rivitalizimin e urës është kryer nga Bashkimi Evropian. Ai vjen si rezultat i vlerësimit të gjendjes teknike në urë, dhe në kuadër të rivitalizimit të urës do të hiqet barrikada e njohur si ‘park i paqes’. Ura do të hapet për lëvizjen e lirë”, ka thënë për “Kohën Ditore” ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Sipas saj, marrëveshja është arritur në korrik të vitit të kaluar dhe sivjet Bashkimi Evropian e ka autorizuar Zyrën e vet në Kosovë që ta bëjë planin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: