Grupi i ri i ish-Liberalëve të Guy Verhofstadt, ndryshon emrin në “Renew Europe” (Rinovimi i Europës), është aktualisht në vend të tretë për numër deputetësh në Parlamentin Europian, pas PPE-së dhe socialdemokratëve (S&D).

Grupi përbëhet nga 110 eurodeputetë, falë bashkimit mes Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) dhe “En Marche” të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në këtë grupim figurojnë gjithashtu edhe “LibDem” britanikë, spanjollët e “Ciudadanos” dhe partia rumune kundër korrupsionit “USR”, megjithatë nuk ka asnjë parti italiane.

Emri i grupit të ri bashkon dy ideologji që bashkëjetojnë, që janë centristët francezë dhe pjesën liberale të përfaqësuar nga ish-kryeministri belg.

Grupimi i ri pritet të zgjedhë presidentin e saj brenda pak ditësh

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: