BE -ja njoftoi të mbështetjen për thirrjen e fundit të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë afro 40,000 palestinezë që nga 7 tetori.

“BE i bashkohet Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së në thirrjen e tyre për të përfunduar, pa vonesë, marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në X.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për ndërmjetësimin e tyre për t’i dhënë fund ciklit të padurueshëm të vuajtjeve. Marrëveshja do të hapë gjithashtu rrugën për de-përshkallëzimin rajonal,” shtoi ai.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen theksoi se një armëpushim urgjent në Gaza është “e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetë, për të rivendosur shpresën për paqen dhe për të siguruar kthimin e pengjeve”.

“Kështu unë mbështes fuqimisht përpjekjet e udhëhequra nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit që ka nevojë rajoni,” ka shkruar ajo në platformën X.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: