Bashkimi Evropian i bëri thirrje Bosnjës që të mbyllë menjëherë kampin e emigrantëve në Vuçjak, dhe të zhvendosë në mjedise tjera, të gjithë migrantët që gjenden aty.


Një debat mbi situatën e migrantëve në Bosnje dhe Hercegovinë u zhvillua në Parlamentin Evropian.


Ministrja e Jashtme e Finlandës ,Tytti Tuppurainen, në emër të presidencës së BE-së, shprehu shqetësimin se kapacitetet ekzistuese të pritjes së migrantëve në Bosnje dhe Hercegovinë ishin “kryesisht të pamjaftueshme”.


“Fatkeqësisht, përkundër gatishmërisë së BE-së për të siguruar mbështetjen e nevojshme financiare, qeveria nuk ka siguruar lokacione të reja. Pavarësisht faktit se BE-ja vazhdon të monitorojë situatën në terren dhe përpiqet të ofrojë ndihmë, është thelbësore që autoritetet lokale dhe kombëtare të Bosnjës, të kryejnë pjesën e tyre të punës dhe të kontrollojnë situatën”, tha Tuppurainen.

Komisioneri evropian për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulous tha se kushtet në kampin e Vuçjakut janë të papranueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb