Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar të mërkurën raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister.
Ai ka thënë për RTV Vojvodina se BE-ja beson se gjëja më e rëndësishme është që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezës së negociatave në Bruksel.


“Natyrisht se do të kishte kuptim që fuqitë e tjera të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia – t’i bashkoheshin debatit politik, në mënyrë që ai të ecte përpara”, është shprehur McAllister.


Ai ka thënë se këtë gjë BE-ja e ka mbështetur gjithmonë.
“Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE’së. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar McAllister.


Etiketa: