Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes do të jenë në krye të agjendës strategjike të BE-së për pesë vitet e ardhshme.

Në draft dokument thuhet se vendet e komunitetit synojnë të rrisin shpenzimet ushtarake, të integrojnë tregjet e mbrojtjes të vendeve të BE-së, të promovojnë prokurimin e përbashkët të armëve dhe të zhvillojnë projekte të reja në këtë fushë.

Ata gjithashtu planifikojnë të punojnë për të rritur konkurrencën e BE-së në sfondin e dominimit ekonomik të SHBA-së dhe Kinës.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb