BRUKSEL-BE-ja dhe SHBA-ja duhet të përshpejtojnë negociatat e tyre në kuadrin juridik për transfertat transatlantike të të dhënave personale, cilësuar të pavlefshme nga drejtësia evropiane, deklaroi sot Komisioni Evropian i ngarkuar me çështjen.

“Ne duhet të përshpejtojmë negociatat me SHBA-në”, theksoi Vera Jurova, gjatë një takimi të ministrave evropianë të Drejtësisë në Luksemburg duke shtuar se dy palët kërkojnë zgjidhje të shëejta dhe se disa takime ishin parashikuar javën e ardhshme.

Gjykata evropiane e Drejtësisë theksoi të martën se kuadri juridik për transfertat transatlantike të të dhënave personale mes ndërmarrjeve, të njohura nën emrin “Safe Harbour”, ishin të pavlefshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: