BRUKSEL- Bashkimi Evropian dënoi sot një tendencë negative për shtetin e së drejtës në Turqi dhe përkeqësime serioze për lirinë e fjalës, në një raport vjetor për progreset e këtij vendi drejt një anëtarësimi në BE.

“Ky raport nënvizon tendencën e përgjithshme negative për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore”, theksoi Komisioni Evropian në një komunikatë, në një kohë kur BE-ja është në negociata me Ankaranë për përmirësimin e bashkëpunimit për krizën e imigracionit.

“Pas disa viteve progres në lirinë e fjalës, përkeqësime të mëdha janë verejtur këto dy vitet e fundit”, shprehu me keqardhje ekzekutivi i Brukselit, që përshëndeti përveç të tjerave përpjekjen që përbën pritja e dy milionë refugjatëve sirianë dhe irakianë në Turqi.

“Qeveria e re e formuar pas zgjedhjeve të parakohshme më 1 nëntor do të përgjigjet për këto prioritete urgjente”, theksoi Komisioni, raporti i të cilit duhet të ishte publikuar fillimisht në dy javët e para të muajit tetor.

Publikimi i këtij raporti u shty pas zgjedhjeve të fituara nga partia islamo-konservatore e presidentit Recep Tayyip Erdogan, që siguroi maxhorancën absolute në Parlament.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: