Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm sot në agroturizmin “Hani i Qerosit” në Kuçovë, ku po ndan me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme dy linjat e reja të financimit kredinë e butë dhe garancinë sovrane.

Gjatë fjalimit të tij kreu i qeverisë u ndal tek hapi që Shqipëria ka marrë së fundmi në hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian .

Kryeministri u shpreh se vendi ynë nuk duhet të humbasë mundësinë e artë që i është dhënë për tu integruar në BE, duke theksuar se “treni i historisë ka ndaluar para nesh”.
Ai shtoi se viti 2027 do të jetë shumë i mbarë për të gjithë shqiptarët, sepse do të jenë pjesë e familjes evropiane pas anëtarësimit.

“Ne kemi bërë të mundur që Shqipëria të jetë një yll që do të shndërrijë. Viti 2027 do të jetë një vit i mbarë pasi do të jemi pjesë e BE. Mund të jetë e vështirë, por ne do ja dalim pasi ky është qëllimi ynë kryesor”. përfundoi kryeministri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: