Shtetet anëtare të BE-së ranë sot dakort në Bruksel për një mekanizëm që mundëson pezullimin në mënyrë të përshpejtuar të heqjes së vizave të akorduara ndaj vendeve të treta, në sfondin e shqetësimeve rreth heqjes së vizave një kërkesë e parashtruar nga Turqia.

Ky pezullim do të ndodhë veçanërisht nëse një prej kushtevee të liberalizimit të vizave nuk do të respektohej gjatë kësaj periudhe, shumë më shpejt se me rregullat aktuale, sipas qëndrimit të përbashkët të miratuar nga ministrat e Brendshëm të BE-së.

Kjo “klauzolë me efekt mbrojtës”, e propozuar nga Parisi dhe Berlini më pas e rishqyrtuar nga Komisioni Evropian, pritet të jetë objekt i negociatave me Parlamentin Evropian.

“Liberalizimi i vizave ka më tepër avantazhe për BE-në dhe vendet e treta për nga rëndësia, por ne kemi nevojë për një frenim emergjent për të gjithë shtetet e përjashtuara nga ky sistem, për të qenë të sigurt se nuk do të ketë abuzime”, u shpreh ministri holandez për Migracionin, Klaas Dijkhoff, shteti i së cilit mban preidencën e Këshillit të BE-së.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: