BOSNJË-Shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini, i kërkoi sot Rusisë të mbajë Ballkanin jashtë tensioneve që kundërvenë BE-në me Moskën për shkak të krizës ukrainase.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu ish-republikat jugosllave dhe Shqipërinë, duan të integrohen në bllokun evropian, madje edhe Serbia që konsiderohet si aleati kryesor rus në këtë rajon.

Për Moskën, Serbia, dhe më gjerësisht serbët, që janë gjithashtu një nga tre komunitetet kryesore etnike në Bosnje, përfaqësojnë një mik të çmuar për Evropën që refuzon të bashkohet në sanksionet e imponuara ndaj Rusisë nga Brukseli nën sfondin e konfliktit në Ukrainë.

Që prej fillimit të krizës në Ukrainë në nëntor 2013, diplomacia serbe ruan një ekuilibër të brishtë mes respektimit të detyrimeve të veta kundrejt BE-së dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira me Moskën.

Gjatë një vizite në Beograd në tetor, me synim rritjen e influencës ruse në këtë vend, presidenti Vladimir Putin kishte garantuar Serbinë se ishte aleati më i afërt i Moskës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: