Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka refuzuar ankesën e Google dhe Alphabet kundër gjobës maksimale prej 2.4 miliardë eurosh të vendosur nga Komisioni i BE-së për grupin Mountain View.

Ekzekutivi i komunitetit zbuloi në vitin 2017 se Google abuzoi me pozitën e tij dominuese në Zonën Ekonomike Evropiane në sektorin e kërkimit të përgjithshëm në internet duke favorizuar krahasuesin e vet të produkteve mbi ato të krahasuesve të produkteve konkurruese. Gjykata e kishte refuzuar ankesën e kompanisë në nëntor 2021.

Google ka shprehur zhgënjimin për këtë vendim të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.

“Jemi të zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës. Ky vendim i referohet një grupi shumë specifik faktesh. Kemi bërë ndryshime në vitin 2017 për të respektuar vendimin e Komisionit Evropian dhe qasja jonë ka funksionuar me sukses për më shumë se shtatë vjet, duke gjeneruar miliarda klikime për mbi 800 shërbime të krahasimit të çmimeve”, deklarpo zëdhënësi i Google.

Gjithashtu gjyqtarët e BE-së vendosën përfundimisht në favor të gjetjes së Komisionit Evropian se faturat e ulëta të taksave të paguara nga gjigandi i teknologjisë ishin një subvencion i paligjshëm.

Apple ka humbur një çështje prej 13 miliardë eurosh në gjykatën më të lartë të BE-së në lidhje me faturat e ulëta të taksave që pagoi për vite në Irlandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: