DURRES
Është zhvilluar në Durrës ceremonia e dorëzimit të 16 granteve të fazës së dytë të projektit të Bashkimit Europian për sektorin e turizmit kulturor dhe të aventurës në Ballkanin Perëndimor. Në cilësinë e sekretares së përgjithshme të RCC-së, Majlinda Bregu nënvizoi nevojën për zhvillimin ekonomik të rajonit, duke parë turizmin si një nga industritë më të rëndësishme që mbulon 1/5 e GDP.
Një nga përfituesit e granteve të BE, ishte Danko Cosic, nga Qëndra e Danubit në Beograd, që vjen me projektin për të zhvilluar një rrjet kulturor që lidh shtigjet që datojnë që nga koha e Perandorisë Romake
Përmirësimi i itinerareve turistike që të cojnë drejt pikave historike e arkeologjike por dhe projekte që lidhen me turizmin rural dhe ate aventuror janë mbështëtetur nga Bashkimi Europian me një buxhet që kap shifrën 800 mijë euro.
(BalkanWeb)