Bashkimi Evropian (BE) tha se mbështetja “materiale dhe diplomatike” e Kinës për Rusinë, e cila vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, përbën “kërcënim të drejtpërdrejtë” për sigurinë e Evropës, transmeton Anadolu.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në një intervistë me shkrim për agjencinë e lajmeve “Kyodo” me bazë në Tokio ka reaguar ndaj mbështetjes së fundit të Kinës për Rusinë.

“Rritja e eksporteve të Kinës në sasi të mëdha për mallrat dhe produktet me përdorim të dyfishtë po ndihmojnë ndjeshëm në krijimin e bazës ushtarako-industriale të Rusisë”, deklaroi Borrell.

Duke paralajmëruar se mbështetja “materiale dhe diplomatike” e Kinës për Rusinë e cila vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, përbën “kërcënim të drejtpërdrejtë” për sigurinë e Evropës, Borrell tha se edhe mbështetja e dhënë nga Koreja e Veriut për Rusinë tregon “se sa e lidhur ngushtë është siguria e Evropës me sigurinë e Indo-Paqësorit”.

Borrell bëri thirrje për nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve me të njëjtin mendim me Japoninë përballë kërcënimeve të sigurisë, përfshirë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Ai theksoi se BE-ja “do të vazhdojë t’i përgjigjet me shpejtësi mbështetjes së vendeve të treta për ‘makinerinë e luftës’ të Rusisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: