Ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian miratuan në Bruksel qëndrimin e tyre për të negociuar me Londrën një periudhë tranzicioni postBrexit që do të zgjasë deri në fund të dhjetorit 2020, njoftuan disa burime zyrtare evropiane.

“Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Evropian i dhanë një mandat tjetër Komisionit Evropian për të negociuar një periudhë tranzicioni me Britaninë e Madhe”, njoftoi presidenca bullgare e Këshillit të BE-së.

Sipas direktivave të dhëna nga 27 vendet, publikuar pas njoftimit, periudha e tranzicionit do të ishte dalja zyrtare e Britanisë së Madhe nga BE-ja, parashikuar në fund të marsit 2019, deri më 31 dhjetor 2020.

”Në mes të dhjetorit, drejtuesit evropianë të mbledhur në samit kishin kërkuar që qëndrimet e periudhës së tranzicionit të ishin qartësisht të përcaktuara dhe të limituara në kohë të saktë”, kujton Këshilli në një komunikatë, njofton ata.

Mandati përcakton parimin themelor të kërkuar nga evropianët, gjatë periudhës së tranzicionit. Të gjitha rregullat komunitare do të vazhdojnë të aplikohen në Britaninë e Madhe si të ishte një anëtare.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: