Vaji i palmës ka një ndikim shumë të lartë në drejtim të shpyllëzimit dhe nuk mund të përdoret si përzierje me biokarburantet në BE që prej vitit 2021, përveç nëse kjo nuk vjen nga plantacione të vogla (2-5 hektarë) ose është prodhuar në tokë të papërdorur për të paktën pesë vjet, sipas propozimit të Komisionit Europian, që ka dërguar çështjen për konsultim publik deri më 8 mars.

Projekti tregon se vaji i palmës, ai malajzian dhe indonezian, furnizuesit kryesorë të botës me këtë produkt, duhet të eliminohet nga përzierjet e biokarburanteve, siç kërkohet nga PE, në debatin mbi direktivat e reja, ndërsa në fuqi mbetet vaji i sojës që BE importon nga SHBA.

Madhësia e plantacioneve nuk ka lidhje me rrezikun e shpyllëzimit dhe tashmë vaji i palmës modeli gjigant i biznesit është i bazuar pikërisht në parcela të vogla toke të punuara nga fermerët që shesin për disa operatorë të mëdhenj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb