Moska ka zgjeruar listën e saj të ndalimit të udhëtimit dhe ka premtuar një “përgjigje të duhur” ndaj çdo akti të mëtejshëm armiqësor nga Brukseli, pasi BE njoftoi një zgjerim të masave kufizuese të njëanshme.

Në paketën e 14-të të sanksioneve të zbuluar të hënën, BE futi në listën e zezë 69 individë dhe 47 subjekte të tjera, si dhe transportin e gazit natyror të lëngshëm rus  dhe sistemin e pagesave bankare të Rusisë.

Veprimet e BE-së janë “të paligjshme nga pikëpamja juridike ndërkombëtare, pasi ato kryhen duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë .

Në përgjigje të hapave jomiqësorë të BE-së, Moska ka “zgjeruar ndjeshëm” listën e personave të ndaluar të hyjnë në territorin rus. Mes tyre janë anëtarë të Këshillit Evropian, ligjvënës të vendeve anëtare të BE-së dhe delegacione kombëtare në Parlamentin Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb