Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të zakonshme “Sy m’sy”, ku bashkëbisedon me qytetarët përmes komenteve në rrjetet sociale. Pas një vizite që e cilësoi “fantastike” në Luksemburg dhe Bruksel, Rama ndau përshtypjet e tij për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se situata gjeopolitike aktuale po ndikon pozitivisht në përshpejtimin e këtij procesi, por pa lënë mënjanë standardet e larta që kërkon BE-ja.

“Përsëri me ju pas një dite fantastike në Luksemburg dhe Bruksel.
Kalendari i vendosur për mbylljen e negociatave përkon me të gjitha rrethanat e krijuara nga bashkimi i yjeve në kuptimin më të mirë të fjalës. BE është sot më e interesuar se kurrë për zgjerimin dhe sheh tek ne një aktor me besueshmëri të lartë, të respektuar dhe një protagonist të procesit të reformave në BP, pra bashkë me Malin e Zi një anëtar potencial. Është gjeopolitika ajo që ndikon në përshpejtimin e procesit, por ka edhe diçka tjetër, pavarësisht nevojës që ka BE sot për të zgjeruar radhët e veta, BE nuk të fal absolutisht asgjë në asnjë rrethanë për asnjë arsye. BE mund të jetë e padrejtë kur ti e meriton të hedhësh hapin tjetër e për arsye të brendshme të thotë jo, na e ka bërë ne, por BE nuk është bamirëse dhe kërkon që kë afron ta ketë si veten me standardet e veta”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb