Bashkimi Europian mund të kthejë shkeljet mbi shtetin e së drejtës nga ana e shteteve anëtare në një arsye për të reduktuar përfitimet e tyre nga buxheti i BE-së duke filluar nga viti 2021, deklaroi të martën komisioneri evropian i Buxhetit, Guenther Oettinger.


“Jam optimist që kushtet mes shtetit të së drejtës dhe programeve europiane buxhetore do vendosen në dekadën e ardhshme”, tha Oettinger duke shtuar se Parlamenti Europian e ka votuar këtë propozim me një diferencë të gjerë.


BE-ja është në një situatë të ngjashme me Poloninë dhe Hungarinë, kundër të cilave ka filluar një proces sanksionesh, që njihen si Neni 7, për shkeljet e shtetit të së drejtës. Këto sanksione në teori mund të sjellin humbjen e të drejtës së votës.