Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen e lartë të votuesve në zgjedhjet e djeshme lokale në Turqi, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç në në një konferencë për median.

“Shkalla e lartë e daljes në votime riafirmon lidhjen e fortë të votuesve për demokracinë”, deklaroi Maja Kocijançiç, trasmeton atsh. Sipas të dhënave jozyrtare, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale në Turqi ishte afërsisht 85%.

Miliona qytetarë të Turqisë votuan në zgjedhjet e së dielës për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive në Turqi, anëtarët e këshillave të qyteteve, përfaqësuesit e njësive më të vogla administrative, si dhe anëtarët e këshillave këshillave bashkiakë për pesë vitet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: