Komisioni Europian ka kundërshtuar propozimin e Italisë për buxhetin në  lidhje me  shqetësimet mbi nivelin e borxhit të vendit. Italia nuk ka bërë ndryshime të mjaftueshme në buxhetin e tyre të propozuar, i cili do të vazhdojë të rrisë borxhin thuhet ne reagimin e komisionit evropian.

“Analiza jonë sugjeron se rregulli i borxhit duhet të merret në konsideratë sepse nuk është respektuar”, bëri të Komisioni në një raport mbi borxhin e Italisë, njofton agjencia Italiane e lajmeve ANSA> “Ne kemi arritur në përfundimin se hapja e një procedure për deficitin bazuar te problemi i borxhit është e mëse e justifikuar” thekson KE.  Buxheti i kryeministrit italian Giuseppe Conte do të shihte rritjen e deficitit të Italisë në 2.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e ardhshëm. Qeveria Italiane nuk ka marrë në konsideratë thirrjen e Komisionit të BE për të reduktuar deficitin, duke argumentuar se ishte i i nevojshëm për të financuar nevojat kryesore dhe për të ringjallur rritjen financiare.

Rregullat e BE-së thonë se deficitet buxhetore duhet të jenë nën 3 për qind të PBB-së dhe borxhi publik nën 60 për qind të PBB-së. Borxhi i Italisë është më shumë se 130 për qind e PBB-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb