“Shengen është vënë në diskutim dhe për ne kjo është trishtuese: Lëvizja e lirë ishte ëndrra e madhe e Europës”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Italisë, Matteo Renzi në një intervistë për një radio radio gjermane. “Është e drejtë që të jemi të kujdesshëm ndaj terrorizmit por nuk do të thotë që duke pezulluar marrëveshjen do të bllokohen terroristët. Disa prej atentatorëve të Parisit janë rritur në qytetet tona”, ka nënvizuar Renzi. “Mbyllja e Shengenit vë në rrezik projektin europian”, ka pohuar ai.

“Nëse ndonjë vend mendon të punojë me dy standarde, atëherë do të më dëgjojnë: Italia duhet të respektohet më shumë se çka ndodhur deri më sot”. Kryeministri nuk ka ndërmend të pranojë “nënshtrimin kulturor” që Italia ka treguar në të shkuarën. “Italia ka shumë karakteristika të rëndësishme që i shërbejnë BE-së dhe botës, respekti do të vijë natyrshëm”.

“Italia ka burime thelbësore për BE-në-“Calendës i kam kërkuar të krijojë një ekip të fortë dhe t’i dëgjohet zëri, të bëjë takime dhe të ndërmarrë iniciativa”, ka thënë kryeministri italian, duke folur për misionin e ri të përfaqësuesit Italisë në Bruksel, Carlo Calenda.

“Është thënë se sjellja ime në BE është e gabuar pasi kështu flasin keq për ne. Nëse duam të ndalim nënshtrimin dhe të fillojmë të themi që Italia ka energji dhe burime të rëndësishme, respekti do të vijë natyralisht”.

“Mjaft duke thënë gjithmonë “po”- “Për vite me radhë është menduar që politika italiane duhet të shkojë në Bruksel dhe të thotë gjithmonë po. Unë besoj fort në idealin europian, por nuk mund të shkojmë si italian me kapele në dorë. Italia nuk duhet të konsiderohet si “bishti i kavallit”, si vendi që i shpjegohet se çfarë duhet të bëjë. Ka mbaruar koha ku politika italaine shkonte në Bruksel për të thënë gjithmonë “po”.

Renzi më pas i ka përcaktuar si të mira, raportet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, më të cilën është caktuar një takim më 29 janar. “Gjermania ka nevojë për Italianë, ka dëshirë që Italia të jetë e fortë”, ka thënë Renzi. “Përshtypja që është shumë e fortë, është fakti se në disa raste ka dy standarde. Ajo që i shërben veriut mund të bëhet, dhe ajo që i shërben jugut, jo. Jam një prej atyre që kur ka nevojë për ndërhyrje, ndërhyn”, deklaroi kreu i qeverisë italiane.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: