BE-ja vendosi të sanksionojë tetë shtetas rusë, të përfshirë në listën e saj të zezë për përgjegjësinë e tyre gjatë incidenteve në Detin Azov në nëntor, bënë të ditur për median disa burime europiane.
”Bëhet fjalë për sanksione të shënjestruara dhe individuale’’, saktësuan këto burime. Të tetë shtetasve u ndalohet qëndrimi në BE dhe asetet e tyre do të bllokohen.

Shtetet europiane u përpoqën të zbusnin zemëratën e Ukrainës, Angela Merkel i bëri thirrje Kievit për vetëpërmbajtje pas kërkesës së presidentit ukrainas, Porochenko për të dërguar NATO-n për tu përballur me Rusinë në Detin Azov, përcjell Atsh.

Petro Porochenko i kërkoi NATO-s një reagim të fortë kundrejt veprimit që ai e cilëson si një agresion të Rusisë, pasi kjo e fundit ndaloi me forcë në muajin nëntor tre anije të Marinës ukrainase në Detin e Zi, jo larg gadishullit ukrainas të Krimesë së aneksuar nga Rusia në 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb