Philippe Lamberts, bashkëdrejtues i të Gjelbërve në Parlamentin Europian, kërkoi sot katër komisionerë të dalë nga radhët e ekologjistëve në ekipit që do të krijojë Ursula von der Leyen, presidentja e ardhshme e Komisionit, si kusht për bashkëpunimin e tyre.


 


“Nuk duhet të mbështeteni tek të Gjelbrit për të garantuar maxhorancën në Parlament nëse ne nuk jemi në Komisionin Europian. Nëse na duan, të paguajnë”, thekson Lamberts gjatë një konference për shtyp.


 

“Duke pasur parasysh rezultatin e të Gjelbërve në europianet e 26 majit, na përkasin katër komisionerë”, përllogariti ai.//ATSH