Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të ligjvënëse të Shqipërisë e të Kosovës në Prishtinë, tha se populli shqiptar flet një gjuhë më të vjetër sesa gjeneza e Perëndimit.
Rama u shpreh se BE duhet të heqë sanksionet me Kosovën, duke shtuar se Tirana ka lobuar për këtë. Sipas tij, barra e fajita për degradimin e dialogut duhet t’i bjerë Serbisë.
Edi Rama: Jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime është që njëri vend mos jetë në tryezën e negociatave me BE dhe tjetri me sanksione nga BE. Sanksionet janë një absurditet. Kemi kërkuar që masat ndaj Kosovës të hiqen dhe kemi kërkuar që fondet e BE që janë për Kosovën të lëvdrohen. Duhet të bindim edhe vendet që nuk njohin Kosovën në BE, që ta njohin si shtet të pavarur. Në sytë e BE barra e fajit për begradimit për dialogun duhet t’i bjerë vetëm Serbisë. Ne duam që Kosova të njihet, përfshirë dhe nga vetë Serbia, që Kosova e ka mundur me luftë.
Ne duam të ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt BE-së. Rëndësia e aleatëve strategjikë është e jashtëzakonshme. Të gjitha yjet janë në anën e popullit shqiptar. Shpresojmë që Shqipëria e Kosova të anëtarësohen sa më shpejt në BE. Kosova duhet ta ngrijë dialogun me Serbinë dhe të zhvillojë dialogun duke qenë ndërmjetëse BE. Kosova mund t’i japë familjes europiane dhe NATO-s provën të vullnetit dhe përkatësisë së vet europiane.
(BalkanWeb)