MAQEDONI E VERIUT

Nga radhët e  LSDM-së ripërsërisin faktin se Bashkimi Evropian ka bërë gabim historik në vendimin për mos dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

Zëra brenda saj theksojnë se shtetit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare, në mënyrë që të vijohet më shpejt dhe më me temp për realizimin e reformave për përparim dhe integrim në BE.

“Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma. Ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet.Për këtë shkak nevojitet organizim i zgjedhjeve të shpejta parlamentare. Zgjedhje sa më shpejtë që mundet. Zgjedhje ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së, raportojnë mediat fqonje.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: