PRISHTINE- Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje sot partive politike në Kosovë që të formojnë sa më shpejtë institucionet reja. Kështu zëdhënësja Maja Kocijançiç apeloi që të gjitha partitë parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, si dhe të zgjedhin kryetarin e tij dhe të krijojnë qeverinë sa më parë që të jetë e mundur.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Kocijançiç për gazetarët e Radio Evropa e Lirë në Bruksel.

“Të gjitha këto janë kërkesa thelbësore për Kosovën për të përparuar në agjendën e saj evropiane”, shtoi Kocijançiç. Kosova nuk ka arritur ende të krijojë institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb