Ukraina do të marrë një kredi të re prej 35 miliardë eurosh vetëm pas përmbushjes së kushteve të paracaktuara politike të Bashkimit Evropian, tha Komisioneri i BE-së për Drejtësi Didier Reynders.
Sipas Reynders, kjo kredi do të paguhet nga të ardhurat e marra nga asetet ruse. Këto kushte do të specifikohen në një memorandum të veçantë.
“Kjo kredi makro-financiare do të jepet bazuar në përmbushjen e kushteve të paracaktuara politike të detyrimeve të dakorduara me BE-në nga Ukraina dhe të specifikuara në një memorandum të veçantë mirëkuptimi,” tha ai.
Reynders i bëri thirrje Parlamentit Evropian që të bie dakord për këtë mekanizëm sa më shpejt të jetë e mundur.
(A.A/BalkanWeb)