Bashkimi Evropian ka përfshirë pesë zyrtarë, ushtarakë dhe biznesmenë iranianë në listën e sanksioneve kundër Rusisë.

“Irani po ofron ndihmë ushtarake për Rusinë. Duke pasur parasysh peshën e situatës, Këshilli i BE-së konsideroi se pesë individë të lidhur me prodhimin dhe furnizimin e dronëve në Rusi duhet të përfshihen në listën e zezë të individëve dhe subjekteve përgjegjëse për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thuhet në dokument.

Lista e sanksioneve përfshin anëtarë ushtarakë dhe civilë të bordeve të drejtorëve të Paravar Pars dhe Qods Aviation Industries, të specializuar në prodhimin e dronëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: