Ligji për Gjykatën Speciale për krime të pretenduara të kryera nga ana e pjesëtarëve të UÇK kundër civilëve, kryesisht serbë, do të hyjë në fuqi kur të nënshkruhet nga presidentja, Atifete Jahjaga.

Megjithatë, siç shkruan “Tanjug”, duke cituar deklaratat e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, aktakuzat e para do të ngriten në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan “Telegrafi”.

“Tanjug” ka shkruar gjithashtu edhe rreth deklaratave të gazetarit Milaim Zeka i cili ka publikuar një listë të politikanëve kosovarë, të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb