Bashkimi Evropian dhe Irani shprehën mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe thanë se do ta mbajnë “të gjallë”, pavarësisht vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga pakti.


Përpara bisedimeve BE-Iran mbi bashkëpunimin civil bërthamor, që u mbajt në Bruksel, komisionari për energji i BE-së, Arias Canete, tha se marrëveshja është “vendimtare për sigurinë e Evropës, të rajonit dhe të gjithë botës”.


Ai tha se marrëveshja, që kufizon ambiciet bërthamore të Iranit, është duke funksionuar. “Ne nuk shohim ndonjë alternativë të besueshme paqësore”, shtoi Canete. Nënpresidenti i Iranit, Ali Akbar Salehi, tha se nëse marrëveshja prishet, “do të ishte shumë keq, situata do të ishte e paparashikueshme”.


Trump ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015 në muajin maj, duke thënë se ajo nuk e parandalon Iranin që të bëhet fuqi bërthamore.

Për rrjedhojë, ai i ka rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike, duke goditur sektorët e saj kryesorë ekonomikë. Nënshkrues të marrëveshjes janë edhe Britania, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb